Koburja shqiptare në mes të Nju Jorkut! (Video)

Advertisment

Në muret e restorantit autentik shqiptar “Çka Ka Qellu”, në Bronx të New York-ut, përmes fotografive, paraqitet Ballkani shqiptar i shekullit IXX. Përpos fotografive, aty shihen edhe artefakte që janë edhe më të vjetra. Për shembull, e varur në mur qëndron veshja tradicionale e shqiptarëve, prandaj edhe pamja e këtij restoranti ngjan me shtëpitë e vjetra mesjetare, me vegla antike të varura në mur dhe me tavanin e ndërtuar nga druri. Aty është edhe koburja shqiptare dhe armë tjera të kohës.

Pronari Bashkim Kukaj ka grumbulluar në një vend gati i të gjitha orendive tipike tradicionale, dhe restoranti i tij ngjason si një muze historiko-etnologjik. Kjo ka qenë jo vetëm e lodhshme, por edhe mundimshme, e që i ka marrë hiq më pak se 10 vjet kohë.

Reklame

LajmTv ka bë incizime ekskluzive në këtë restorant, që me specialitetet dhe autincitetin e tij po bëhet një ndër restorantet më të njohura në New York, jo vetëm për shqiptarët por edhe për amerikanët.