Koçoska: Vaji do të arrijë çmimin 140 denarë

Gordana Dimitrieska Koçoska, nga VMRO-DPMNE opozitare e ftuar në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, i bëri thirrje qeverisë që ti vërë në qarkullim rezervat e mallrave, për ta zbutur edhe më shumë goditjen nga çmimet, për qytetarët. Siç tha ajo, çmimi i vajit pritet të arrijë në 140 denarë për litër.

“Nëse më 5 nëntor e dinim se do të kishte një konflikt ushtarak, të paktën kështu tha Presidenti, pse nuk po bëhet asgjë në lidhje me rezervat e mallrave. Pse nuk vihen në qarkullim rezervat e mallrave? Pse të mos ndihmojmë qytetarët për të zbutur këtë goditje çmimesh. Informacioni i fundit që kam nga sot është se vaji për gatim do të arrijë çmimin prej 140 denarëve”, tha Koçoska.