Kodra e Diellit, mungon bora por jo edhe vizitorët

Advertisment

Edhe pse bora këtë sezon ka munguar në Kodrën e Diellit, megjithatë, kjo pikë turistike ka qenë përplot me vizitorë, në veçanti gjatë ditëve të fundjavave. Ata që më së shumti i kënaqen kësaj pak bore që është në kodrën e Diellit, pa dyshim se janë më të vegjlit

“Vijmë nga Shkupi, Saraji. Koha sot është shumë e bukur. Kënaqemi shumë mirë është koha. Edhe fëmijët po kënaqen shumë sot, dita e mirë, koha e mirë pak më pastër se na mbytën viruset gripet, po këtu më pastër është më ajri pastër është”.

Reklame

“Boll paska borë, mirë shumë është, nxehtë është njerëz plot, ambient shumë i mirë është, ka plot që hipin edhe nëpër lifte. Terreni shumë i mirë është, një ndër terrenet më të bukura të ish Jugosllavisë. Kjo borë mjafton për tu rekreuar shumë mirë për tu kënaq edhe fëmijët edhe të rinjtë edhe pleqtë bile”.

“Jam, Dua.

Dua a kënaqesh këtu?

Po.
A ke rrëshqit me sajën tënde ti?

Po”.

Në mungesë të borës së mjaftueshme, një numër i madh i vizitorëve, zgjidhnin të kënaqen me panoramën e bukur të Sharrit, duke shfrytëzuar dy teleferikët që ishin në funksion.

“Duhet të jetë bukur, lartë është bukur.duhet të jetë bukur, unë e kam për herë të parë ski liftin. Natyra gjithnjë është gjë e bukur”.

“Po gjithë duken të kënaqur në këto momente që nuk kemi borë të gëzuar duken gjithë që vijnë në Kodër të Diellit”.

Drejtori Zhive Aleksoski, bënë thirrje që të vizitohet Kodra e Diellit, sepse në mungesë të borës, kënaqësi të veçantë ofron moti i bukur dhe bukuritë e Sharrit.

Ski qendra Kodra e Diellit momentalisht ka në funksion dy teleferikë “Shën Ilia” dhe “Celipashina”. Vizitorët e Kodrës së Diellit mund të kënaqen me bukuritë e Sharrit me pamjet panoramike me dy teleferikët – deklaroi Zhive Aleksoski. Drejtor i Kodrës së Diellit.

Këtë fundjavë, numri më i madh i vizitorëve ishin nga Kosova dhe Republika e Shqipërisë, por nuk mungonin edhe vizitorët nga qytetet e ndryshme të vendit tonë.