Kodra e Diellit në mes të sezonit dimëror mbetet pa teleferikun e ri

Advertisment

Gjashtëulësja në Kodrën e Diellit nuk funksionon kurse Ministria e Transportit dhe Lidhjes ende nuk ka dhënë leje për përdorimin e saj, edhe pse përgjigje pritej deri më 10 janar.

Nga ky resor sot nuk kishin përgjigje kurse para një jave thanë se kërkesa e teleferikut po shqyrtohet. Pa përgjigje ishin edhe Eketranat e Maqedonisë së Veriut, të cilët janë pronarë dhe menaxherë të teleferikut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reklame

Pas përfundimit të procedurës së përgjithshme dhe marrjes së lejes përkatëse nga Ministria e Transporit dhe lidhjes, krijohen kushte nga Elem Turs që të lëshojë në përdorim teleferikun prej gjashtë ulësve.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pa përgjigje konkrete, edhe para disa muajsh deklaronte se teleferiku do të lëshohet në përdorin në dhjetor.

Përveç problemit të teleferikut, Kodra e Diellit edhe sivjet mbeten të pazgjidhura çështja e parkimit dhe infrastruktura e dëmtuar.