Kodra e Diellit “ngulfatet” nga ndërtimet pa leje

Advertisment

Përskaj problemeve të shumta infrastrukturore në Kodrën e Diellit, muajve të fundit, në këtë pikë turistike, me të madhe po ndërtohen vila pa leje. Nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” me reagim i është drejtuar komunës së Tetovës dhe prokurorisë. Kjo nismë kërkon miratimin e shpejtë të planit të detajuar urbanistik, me qëllim pengimin e uzurpimeve që bëhen në këtë pikë turistike.

ËSHTË EVIDENTUAR NGA POLICIA SE PO NDËRTOHEN RRETH 80 TË ATILLA, DISA PO NDËRTOHEN EDHE PSE NUK JANË TË KRYERA DHE SHUMICA E TYRE PRESIN LEGALIZIM TË OBJEKTEVE NGA KOMUNA E TETOVËS. URGJENTISHT KOMUNA E TETOVËS DUHET TË NGRE NISMËN PËR TA PËRPILUAR ATË PLAN DHE PËR TA DORËZUAR NË INSTITUCIONE PËRKATËSE QË TË MOS PËRSËRITET KJO KATRAHURË – DEKLAROI HAMDI SULEJMANI, TA SHPËTOJMË KODRËN E DIELLIT.

Reklame

Ndaj ndërtimeve të paligjshme kanë reaguar edhe banorët e vilave në kodrën e Diellit. Sipas tyre situata po përkeqësohet gjithnjë e më shumë, ndërsa nuk ka kurrfarë reagimi të autoriteteve.

ËSHTË DUKE U BË KEQ E MË KEQ. NDËRTIMET PA LEJE KA SI TE PJESA E VILAVE PO ASHTU EDHE NË PJESËN PRONË TË ELEM TURSIT. KEMI REAGUAR DISA HERË POR GJITHNJË KEMI HASUR NË VESHË TË SHURDHËR. KRYETARJA E KOMUNËS DHE DELEGATËT, ATA DUHET TË REAGOJNË, SEPSE ATA I KA ZGJEDH POPULLI DHE JO TË RRINË E TË BËJNË SEHIR ATY – THA HABIL BEXHETI, PRONAR VILE.

Të pyetur për ndërtimet e paligjshme në pikën turistike të lënë krejtësisht pas dore, nga komuna e Tetovës janë përgjigjur se po punojnë në drejtim të gjetjes së ndërtuesve dhe marrjes së masave kundër tyre.

Bashkim Sulejmani