Kodra e Diellit vazhdon të jetë e mbuluar nga dëbora

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se shtresa e dëborës në Kodër të Diellit është rreth 19 centimetra.

Sipas matjeve të realizuara sot rreth orës 7 të mëngjesit, temperaturat më të ulëta janë shënuar në Berovë dhe Mavrovë ku janë regjistruar temperatura deri më – 6 gradë, pasuar nga Shkupi-Petrovec dhe Kriva Pallanka me -4 gradë Celsius.

Temperaturë prej minus 3 gradë është regjistruar në Tetovë, Shtip, Manastir, Krushevë dhe në Kodër të Diellit, ndërsa temperatura pak më të larta, respektivisht prej -2 gardëve janë regjistruar në në Prilep, Strumicë, Ohër, Pretor dhe Demir Kapij.

-1 gradë është regjistruar në Dibër dhe në Vinicë. 0 gradë në Shkup – Zajcev Rid, Kumanovë dhe Gjevgjeli. Ndërsa temperatura më të ngrohta janë regjistruar në Dojran, gjegjësisht 2 gradë Celsius.