Koha është e maskarenjve, por Tetova është e tetovarëve

Sali Shasivari
Me shkas: Tragjedia në Spitalin Modular të Tetovës!
Në këto çaste të vështira dhe të dhimbshme nëpër të cilat kalon Tetova me rrethinë, mendjet, zemrat, dhe lutjet tona janë fillimisht me vi ktimat, të lënduarit, dhe familjet e tyre, si dhe me grupet e shpëtimit dhe stafin mjekësor…

Allahu i mëshiroftë të vd ekurit, i shëroftë të sëmurët, ndërsa familjeve të tyre ju dhashtë forcë dhe durim…
Dhashtë Zoti që tragjedi të këtilla të mos përsëriten…

Për më tepër, një tragjedi e këtillë nuk guxon të kalojë dhe të harrohet, pa mos i demaskuar dhe dënuar shkaktarët direkt dhe indirekt të saj…!
Kr imi ka emër dhe mbiemër, si dhe protagonistë të shumtë…!

Në mesin e tyre bëjnë pjesë të gjithë ata që e zhvatën Tetovën për vite të tëra, duke e shndërruar atë në vend të pabanueshëm, me kushte jetese dhe spitalore mesjetare, me shërbime civile arkaike, me administratë të korruptuar, me ajër të stërndotur, me infrastrukturë të deformuar, me komunikacion të stërngarkuar, etj.!

Përpos nderimeve ndaj vi ktimave, ndihmesës ndaj të lënduarve, dhe përkujdesit dhe solidarizimit me familjarët e tyre, nderimi më i madh që do të mund t’ua bënim gjithë atyre, si dhe vetvetes, do të ishte vetëdijesimi dhe ngritja e zërit të protestës mbarëpopullore, e cila, për moto dhe kërkesa kryesore do të kishte maksimat që vijojnë:

– ‘Boll më’…!
– ‘Stop kr imit, kr iminelëve, dhe ma fisë urbane’…!
– ‘Duam kushte për jetesë normale, dhe për trajtim mjekësor dinjitoz’…!
– ‘Koha është e maskarenjve, por Tetova është e tetovarëve’…!

Mjaft aktruam sikur gjithçka është në rregull… Mjaft e lozëm ‘vik timën e pafajshme’… Mjaft më me sjelljen tonë të llojit egoisto-individualist, e cila tingëllon: ‘le të kry punë dhe të shpëtoj unë, ndërsa të tjerët që vijnë prapa meje le të bëjnë çka të duan’…!

Nëse edhe kësaj rradhe nuk veprojmë si një trup i vetëm qytetar, larg ngjyrimeve fetare, etnike, politike dhe partiake, atëherë do të dëshmojmë se jemi pjesë e kr imit dhe korr upcionit, dhe, do të rrezikojmë që tragjeditë e këtilla të na përsëriten edhe në të ardhmen…; tragjedi këto të cilat nuk bëjnë dallime në baza fetare, etnike, politike, dhe partiake…!

Zoti na ruajt nga sherri i të tjerëve dhe i vetvetes… Amin.