Kolona të gjata automjetesh, deri në dy orë pritje në “Tabanoc”

Në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, për dalje nga shteti pritet rreth dy orë.

Qytetarët kanë dërguar pamje nga vendkalimi kufitar, ndërsa ankohen se me orë të tëra kanë mbetur të bllokuar. TV21 është drejtuar deri tek autoritetet për të pyetur se cila është arsyeja e vonesave, mirëpo deri tani nuk kemi përgjigje.