Kolumnisti zviceran porosi Petkoviqit: Luaj me Shaqirin, veç ai mund ta mposhtë Gjermaninë!

Advertisment

Zvicra nesër luan me Gjermaninë në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.

Trajneri Vladimir Petkoviq, do të ketë shumë mungesa në këtë sfidë të vështirë ndaj një kundërshtari të fortë, shkruan Indeksonline.

Reklame

Kolumnisti i gazetës zvicerane, “Blick”, Kubilay Türkyilmaz, ia ka bërë disa kërkesa trajnerit ndër ta edhe përfshirjen në skuadër të Xherdan Shaqirit.

Ylli nga Zhegra u ftua në Kombëtare pas një kohe të gjatë dhe mund të jetë startues kundër Gjermanisë.

“Dhe po. Më në fund, një kërkesë për trajnerin: I dashur Vlado, ju lutemi futeni Shaqirin! Vetëm ai ka cilësinë të vendosë vetëm me vete një lojë me një goditje gjeniale”, ka shkruar midis rreshtaah Turkyilmaz.

Ka pa sur zëra se marrëdhënia midis Shaqirit dhe Petkoviqt nuk është shumë e mirë. Pas pensionimit të Lichteinerit, ylli i Liverpoolit kërkoi shiritin e kapitenit dhe Petkoviqi e vendosi atë në krahun e shokut të tij, Granit Xhaka. /IndeksOnline/