Komandanti i Koshares bëhet ministër i Qeverisë Kurti

Advertisment

Kryesia e LDK-së ka miratuar edhe listën me gjashtë ministrat e kësaj partie që do të jenë pjesë e qeverisë Kurti, si dhe emrin e kryeparlamentarit. Anton Quni, ish-komandat i Koshares është bërë ministër për herë të parë. Ai është emëruar Ministër i Mbrojtjes.

Kujtojmë se marrëveshja VV-LDK u arrit sot në mëngjes, një ditë para mbajtjes së seancës plenare. VV u dorëzua, dhe i dha LDK-së, postin e kryeparlamentarit, të cilin do ta drejtojë Vjosa Osmani.