Komandanti i UÇK së bën thirrje të mbështetet Lëvizja BESA

Komandanti i UÇK-së, i cili udhëheqi betejën e 14 marsit në Kalanë e Tetovës, Izair Samiu-BACI nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka bërë thirrje të mbështetet Lëvizja BESA. Ja shkrimi i tij i plotë në Facebook:

THIRRJE PER MIRËKUPTIM!

(me rastin e 14 marsit ditës së pranverës shqiptare dhe krismave të para të lirisë më 2001)

Unë Izair Samiu Baci si udheheqës i shoqatës së invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së “KALAJA”,me bashkëluftëtarët e mi dhe shokëve të idealit,në këtë datë të shënuar të historisë kombëtare të 14 marsit të vitit 2001,kur filloi pranvera shqiptare,ndërojmë dhe përkujtojmë gjakun dhe mundin e shokeve tanë të idealit që luftuam për liri.

Kalaja e Tetovës ishte plasdarmi dhe pikënisja e fillimit të zjarrit të luftës për liri e barazi. Kjo ishte Kalaja jonë që nuk mundë të zëvendsohet duke errësuar ngjarjen historike të Kalasë vërtetë Tetovës,me një Kala tjetër të improvizuar ne Sellcë nga DUI-stët e Ali Ahmetit,duke i dhënë famën e pa qenë për gjoja Kalane e vërtetë të krismave të para te lirisë. Mu për këtë shkak emri i shoqatës e mban “KALAJA”,si simbol i asaj Kalaje të luftës sonë për liri.

Shpeshëherë rruget tona në shoqatën e veteranëve të luftës së UÇK-se,janë mbyllur dhe nuk kemi patur qasje në aktivitetet e saj për shkak të uzurpimit te integristeve me shoqaten e dajes Fazli. po bëhen 19 vjet nga ajo luftë çlirimtare që nuk e përfundoi misionin e sajë të lirisë por u devijua dhe tradhtua nga dezertori i kësaj lufte vetë i ashtuquajturi komandant Ali Ahmeti.

Ne veteranët dhe invalidet e UÇK-së,sot kemi ngelur të denigruar dhe pa status, të përjashtuar nga barazia dhe privilegjet që i gëzojnë sot ata që luftuan kundër të drejtave tona per liri siç “branitellet”e kampit tjetër.
Kur jemi këtu dua të theksojë se edhe pas dy dekadash të asaj lufte me qëllim lirie dhe barazie,subjektet tona politike në krye me prostitutën politike DUI,nuk bënë asnjë përpjekje për socializimin e kësaj kategorie të denigruar që dha gjakun dhe gjytyret e trupit për lirinë e këtij populli.

Me këtë rast dua të theksoj se një farë Gjeneral Ndreca,para disa ditësh bëni thirrje dhe kërkoi që shqiptarët e Ilirides,të votojnë Ali Ahmetin ne zgjedhjet e 12 prillit. Ne i themi këtij llupsi të ftuar enkas për fushatë zgjedhore të qëndrojë anash sepse për shkak te papërgjegjësisë së DUI-të dhe Ali Ahmetit,shqiptaret ngelën bashkësi etnike 20 përqind dhe veteranët e luftës pa status.
prandaj,duke parë se lëvizja Besa nuk ka qenë në të kaluarën pjes e koalicionit qeverisës mendoj ta provojmë dhe t’i bej thirrje shokeve të idealit dhe veteranëve të luftës së UÇK-së,që të votojmë këtë radhë vetëm për kandidatët shqiptarë të lëvizjes Besa dhe për askë tjetër. Shpresoj që këtë radhë të mos zhgënjehemi si në këto dy dekada të qeverisjes së koalicioneve me integristet e Ali Ahmetit.

Me respekt
IZAIR SAMIU(BACI)