Komisionet parlamentare, BDl dhe BESA gjejnë kompromis

Advertisment

Koordinatorët e grupeve parlamentare në koordinim e fundit që kanë pasur me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi kanë bërë të ditur se kanë arritur pajtueshmëri për ndarjen e komisioneve.

Numri mbetet i njëjtë, 8 komisione LSDM dhe Besa, 8 VMRO, 3 BDl dhe 2 ASH-AAA.
Mosmarrëveshja mes Lëvizjes BESA dhe BDl-së është tejkaluar.

Reklame

BDl do të udhëheq Komisionin për Çështje Evropiane, ndërsa BESA atë për Kulturë. ASH do ta ketë Komisionin Anketues për liri dhe të drejta si dhe komisionin për punë sociale.

Shërbimet po punojnë për ndarjen e deputetëve dhe pas përfundimit propozimi dorëzohet në arkivin e Parlamentit pas çka edhe hapet rruga për votimin e tyre dhe kthimin e shtëpisë ligjvënëse në funksion.(koha.mk)