Komisioni për Sëmundje Infektive akoma nuk ka diskutuar për masat lehtësuese në kufi

Edhe pse u paralajmërua se gjatë fundjavës Komisioni për sëmundje infektive do të diskutojë për hapjen e tërësishme të kufijve pa kushte, një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma. Nga Ministria e Shëndetësisë nuk konfirmojnë nëse komisioni do të mblidhet sot ose nesër.

Ditë më parë ministri Venko Filipce paralajmëroi se në seancë do të diskutohet për hapjen e kufijve nga java e ardhshme por një miratim paraprak duhet të merret nga Komisioni për sëmundje ngjitëse. Deri në hapjen e tërësishme të kufijve pa nevojën e testit dhe pa karantinë qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë vetëm në Shqipëri, Serbi dhe Kosovë. Megjithatë, gjatë hyrjes në vend, akoma mbetet ne fuqi kushti për test negativ PCR dhe izolim të detyrueshëm dyjavor.