Komisioni për sëmundje infektive nesër sjell vendim për hapjen e kufijve

Advertisment

Komisioni për sëmundje infektive nesër do të diskutojë rreth datës për hapjen e kufijve tokësor. Për TV21 këtë e bëri të ditur vetë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ndonëse i njëjti para disa ditëve paralajmëroi se kufijtë mund të hapen kah mesi i qershorit, si duket udhëtimi i qytetarëve drejt shteteve tjera do të jetë i mundur edhe më herët.

Ndryshe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale ka njoftuar se më 1 qershor do të hapen kufijtë tokësorë me Maqedoninë e Veriut.

Reklame

“Duke nisur nga e hëna 1 qershor ne do të hapim kufijtë tokësorë, me fqinjët, për të gjithë shqiptarët qofshin me pasaportë të Shqipërisë, Kosovës, apo Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjithëve, pa përjashtim, për kujdes, kujdes, kujdes”, deklaroi Rama.