Komisioni për sëmundje ngjitëse shikon për masa shtesë restriktive

Komisioni për sëmundje ngjitëse sot ka mbajtur takim ku ka diskutuar për ritmin e rritjes së rasteve pozitive nga Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se në kët vazhdë, Komisioni është duke shikuar edhe për masa shtesë restriktive.

“Sot kemi pasur takim me Komisionin për sëmundje ngjitëse sa u takon numrave dhe trendit aktual. Çdo ditë e ndjekim situatën, kështu që shikojmë për masa shtesë eventuale”, tha Filipçe.

Megjithatë, beson se nuk do të ketë nevojë për diçka të tillë, pasi sipas tij ora policore do të japë efekte.

“Mendoj se për 10 ditë pasqyra do të ndryshohet. Besoj se këto masa do të japin rezultat”, shtoi më tej Filipçe.

Sa i takon vaksinimit, ai ka sqaruar se pse me vaksinat “Sputnik V” nuk u imunizuan të moshuarit sikurse u paralajmërua në fillim.

 

“Qëllimi ishte të fillojmë me personat e moshuar. Por ajo çfarë na u paraqit tani, ishte rritja e numrit të rasteve pozitive dhe të hospitalizuar. Dhe për shkak të angazhimit të kuadrit plotësues, mjekëve dhe infermiereve nga repartet tjera, të cilët duhet të punojnë me këto pacientë.

Për 4 mijë është rritur numri i personlit mjekësor që do të punojnë me pacientë me Covid. Për këtë ata tani do të vaksinohen. Në ditë vaksionohen nga 250-300 persona”, deklaroi Filipçe.

Ka shtuar se vaksinimi është duke u realizuar mirë./TV21