Kompania e autobusit: Duke i ikur veturës që ktheu keq para tij, u rrokullis autobusi

Nga kompania e autobusit i cili u aksidentua në Kumanovë, drejt Kriva Pallankës, kanë dhënë variantin e tyre.

Thonë, se autobusi është rrokullisur, pasi një veturë ka kthyer përnjëherë para tij. Që t’i ikë veturës, autobusi është rrokullisur.

Reklame

“Unë jam nga kompania. Një veturë para tij është kthyer dhe ai që mos ta godasë veturën, është rrokullisur. Do të thotë, para tij ka ardhur një veturë, është kthyer dhe ai që mos ta godasë veturën, është rrokullisur”, thanë nga kompania e autobusit”, thanë për TV21 nga kompania.

Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar, se në aksident janë lënduar lehtë tre persona. Tanimë, autobusi me targa të Turqisë, është larguar nga vendi i aksidentuar.