Kompania Mercedes e pushon nga puna, shkatërron 50 furgonë të kompanisë për hakmarrje

Një 38-vjeçar spanjoll, i cili ishte pushuar nga puna nga Mercedesi gjatë vitit të kaluar, mori hak më në fund për vendimin e kompanisë, duke i uruar Vitin e Ri drejtuesve në mënyrën më shkatërruese të mundshme.

Ai vodhi një ekskavator në Vitoria dhe shkoi në parkingun ku qëndronin furgonët e sapoprodhuar të Mercedesit.

Reklame

Aty shkatërroi rreth 50 furgonë që ishin gati për shitje. Sipas llogaritjeve, secili nga furgonët kushtonte rreth 40 000 euro.

Sipas “El Pais”, dëmi për Mercedesin llogaritet 2 milionë euro, por mund të ishte shumë më i madh, pasi 38-vjeçari kishte për qëllim që të hynte në brendësi të fabrikës, për të shkatërruar linjën e prodhimit.

Fatmirësisht, burri u ndalua nga policia dhe siguria private e kompanisë.