Komuna e Dibrës kërkon ndërprerje urgjente të mësimit

Numri i i të prekurve nga koronavirusi në qytetin e Dibrës ka arritur në pesë persona, informon portali tetova1.
Si rezultat i kësaj mbrëmë Këshilli Komunal i Dibrës ka mbajtur një mledhje të jashtëzakonshme dhe pas një debati të gjërë ka vendosur të drejtojë deri tek Qeveria e Maqedonisë kërkesat në vazhdim:

Në mbështetje të nenit 40 të Ligjit për vetqeverisjen lokale si dhe nenit 30 të Statutit të Komunës Dibër, Keshilli komunal i komunes Diber me date 09 03 2020 ne ora 22 mbajti seance te jashtezakonshme ne lidhje me situaten e perhapjes se Korona virusit ne rajonin e Dibres, dhe solli perfundimet e meposhtme:

Reklame

Vendim me rekomandim
Ministria e Arsimit te mare vendim per pezullimin e procesit edukativo arsimor, ne afat te pacaktuar.

Ministria e Shendetesise urgjentisht te shtoje numrin e personelit shendetesor ne Qendren per Shendet Publik ne Diber( epidemiolog, personel teknik shendetesor). Poashtu inspektorati sanitare te shtoje kontrollet ne objektet hoteliere per dezifektimin e te njejtave.

Ministria e puneve te brendshme te shtoje masat dhe kontrollet me paisje profesionale ne pikat kufitare te rajonit te Dibres.

Qeveria e RMV te shqyrtoje mundesine per shkurtim te orarit te punes per administraten shteterore dhe publike.

Keto vendime hyne ne fuqi menjehere dhe kerkojme nga organet e lartepermendura shqyrtimin e te njejtave ne menyre urgjente. /tetova1/