Komuna e Gostivarit do të të mbajë mbledhje komemorative për personat që humbën jetën

41

Këshilli i komunës së Gostivаrit, sot në ora 12:00 do të mbajë mbledhje komemorative për personat që humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë. Në mbledhjen komemorative do të marrë рјеsë edhe kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Në seancën e sotme pritet që këshilltarët të sjellin vendim për shpalljen e tre ditëve zi, në shenjë respekti të viktimave. Komuna e Gostivarit, familjarëve të viktimave u shpreh ngushëllime, ndërsa të mbijetuarve u dëshiron shërim të plotë sa më të shpejtë.

Në ndërkohë, sot dhe nesër, Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë në ditë zie.