Komuna e Makedonski Brodit me sipërfaqe sa 254 “Çaira”

61

Ridvan Ismaili

Republika e Maqedonisë së Veriut ka gjithsej 1.767 vendbanime të cilët janë të shpërndara në 80 komuna. Sipas të dhënave nga Regjistrimi i popullsisë së vitit 2002, në 14 komuna kemi nën 5000 banorë, ndërsa vetëm komuna e Kumanovës ka mbi 100.000 banorë apo saktësisht 105.484 banorë.

Gjatë këtyre viteve të tranzicionit, riorganizim territorial të komunave kemi pasur gjatë vitit 1996 dhe në vitin 2004 (e plotsësuar edhe gjatë vitit 2013). Mirëpo, gjatë formimit të tyre, gati asnjëherë nuk janë shikuar veçoritë që duhet ta karakterizojnë një komunë si dhe resurset që duhet t’i posedoj e njejta. Në shumicën e rasteve krijimi i tyrë është politizuar skajshmërisht, duke synuar përvetsimin dhe mbizotrimin e sa më shumë resurseve dhe sipërfaqeve tokësore.

Mirëpo, ajo që e bën të vështirë funksionimin dhe zhvillimin e komunave, sidomos ato shqiptare, është prerja cezariane e tyre. Aq shumë janë tkurrë, saqë disa komuna shqiptare, sa i përket sipërfaqeve, mund të barazohen me një pronë individuale bujqësore që posedon një bujk i Maqedonisë lindore.

Kemi të bëjmë me getoizimin e shumë komunave shqiptare, të cilave u është amputuar çdo vendbanim që posedon resurse, hapësirë apo edhe ndonjë institucione të rëndësishme brenda vetës. Të njejtat vendbanime u janë bashkangjitur komunave të “shpikura”, si p.sh. Gostivarit ja hoqën Mavrovën, Dibrës ja shkëputën Rostushën, Strugës ja ndanë Vevçanin, Kumanova mbeti pa gjymtyrën e saj kryesore-Likovën, ndërsa Çairi u la si një pikë e padukshme në hartë, duke e xhveshur nga çdo lloj institucioni me rëndësi.

Mosshpërndarja adekuate e vendbanimeve nëpër komuna, ka bërë që të ketë dallime të mëdha sa i përket posedimit të resurseve si dhe sipërfaqeve për kokë banori, edhe atë nvarësisht në cilën komunë jeton.

Nëse shikojmë komunën e Makedonski Brodit, e cila është e populluar nga bashkësia etnike maqedone, shohim se aty në sipërfaqe prej 888.97 km2 banojnë vetëm 6.166 banorë. Ndërsa, 4 komunat të populluara nga bashkësia etnike shqiptare (Tetovë, Dibër, Strugë dhe Çairi së bashku) me 243.247 banorë posedojnë sipërfaqe përafërsisht sa të M.Brodit apo gjithsej 894km2.

Komuna Sipërfaqja *Banorë Mak. Brod 888.97km2 6.166 banorë ,Tetovë 261.89km2 91.760 banorë ,Dibër 145.67km2 20.863 banorë ,Struga 483 km2 65.801 banorë ,Çair 3.52km2 64.823 banorë

Shohim se komuna e Makedonski Brodit, për nga sipërfaqja është për 254 herë më e madhe se komuna e Çairit, ndërsa sa i përket dendësisë së popullsisë, në komunën e M.Brodit në 1km2 jetojnë vetëm 8 banorë, përkundër komunës së Çairit ku sot në 1km2 jetojnë afro 20.000 banorë (18.400 banorë në 1km2 sipas Regjistrimit të fundit të popullsisë së vitit 2002).

Kur jemi te komuna e Makedonski Brodit, duhet theksuar se ajo gati në gjitha anët e saja kufizohet me komuna dhe vendbanime shqiptare.

Situatë të njejtë si të asaj të M.Brodit kemi edhe në disa komuna tjera, ku kemi pak banorë, por që janë zënë sipërfaqe të mëdha tokësore:

P.sh.
Komuna Sipërfaqa *Banorë ,St. Nagoriçi 433.4km2 3.950 banor ,Novaci 753.5km2 3.120 banorë

*Numri i banorëve nëpër komunat e lartëpërmendura, është marrë nga vlerësimi i popullsisë, gjendja 31 dhjetor 2016, përveç komunës së Çairit.