Komuna e Sarajit konfirmon rastet me Koronavirus , bën apel për kujdes !

Advertisment

Raste të infektimit me Kovid 19 ka edhe në komunën e Sarajit. Në kumtesën nga kjo komunë apelijnë për kujdes dhe se nuk ka vend për panik. Në kumtesë thuhet: Të nderuar bashkëqytetarë të komunës së Sarajit. Tani më është evidente se edhe në komunën tonë ka raste të të infektuarve me virusin Covid19. Kjo vetëm vërteton faktin se duhet të jemi shumë të kujdesshëm, për shkak se behët fjalë për një virus i cili në mbarë botën ka krijuar shumë infektime por dhe viktima.

Nuk ka vend për panik, por të gjithë së bashku duhet të jemi të kujdesshëm dhe tju përmbahemi në mënyrë rigoroze masave të rekomanduara nga ana e Ministrisë së shëndetësisë si dhe të institucioneve ndërkombëtare.

Reklame

Poashtu bëjmë thirrje deri tek institucionet për rritjen e numrit të testimeve në drejtim të prevenimit të përhapjes së virusit. Vetëm bashkarishtë mundet të parandalojmë zgjërimin e këtij virusi, që sa më lehtë të kalojmë këtë pandemi.