Komuna e Studeniçanit po dezinfekton rrugët dhe hapësirat publike në territorin e saj

Në të gjithë teritorin e Komunës së Studeniçanit po dezinfektohet, ngase kjo është e rëndësishme për shëndetin sot!

Ka filluar dezinfektimi i rrugëve nga fshati Studeniçan më pas në fshatin Moranë, dhe në fund ka përfunduar dezinfektimi në rrugët e fshatit Batincë, ditët në vijim do të vazhdojë edhe nëpër vendbanim tjera.

Përtej dezinfektimit dhe pastrimit, duhet vëmendje, kujdes duhet vetëdije dhe respektim i rekomandimeve në betejën kundrejt virusit si rrezik potencial i shëndetit dhe jetës tonë.