Komuna e Tetovës apel qytetarëve: Mos i parkoni veturat skaj rrugëve (FOTO)

88

Edhe sot vazhdon pastrimi i rrugëve në komunën e Tetovës pas reshjeve intenzive të borës!

Apelojmë deri te qytetarët që të mos parkojnë veturat e tyre skaj rrugëve në mënyrë që pamundëson punën e mehanizimit përkatës!

Rrugë të kalueshme por me vështirësi kalimi janë rrugët që shpien në fshatrat e malësisë së Tetovës, ku të rreshurat e borës deri më tani kanë arritur lartësi prej 90 cm!

Qytetarët që frekuentojnë këto rrugë detyrimisht duhet të posedojnë paisjet e nevojshme dimërore për komunikacion!

Reshje të borës me intenzitet të ndryshueshëm priten edhe gjatë ditëve në vijim!