Komuna e Tetovës: Fillon rekosntruimi i rrugës tek Mulliri i Vjetër (Foto)

Advertisment
HTML Image as link

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi ka konfirmuar se ka filluar rekonstruimi i rrugës prej te Mulliri i Vjetër deri tek kryqëzimi me rrugën Mehmet Pashë Deralla.

Me këtë rast z. Arifi ka dhënë edhe detaje të tjera sa i përketë këtij projekti infrastrukturorë.

Reklame

Sipas saj punët ndërtimore në vlerë prej 8.860.000 denarë përfshijnë:Asfaltimin e plotë të rrugës në gjatësi 200 metra,vendosjen e kanalizimit të ri atmosferik në gjatësi 190 metra,Rikonstruimin e trotoareve në të dyja anët e rrugës me sipërfaqe 1000m2 si dhe vendosjen e ndriçimit të ri publik LED, përgjatë rrugës.

Ky projekt realizohet në kuadër të programit të Ministrisë për transport dhe lidhje me kofinancim të komunës së Tetovës!