Komuna e Tetovës punon vazhdimisht në pastrimin e borës në Tetovë (FOTO)

Advertisment

Gjatë ditës së sotshme shërbimet për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në Komunën e Tetovës kanë punuar në rrugët drejt fshatrave nën Malin Sharr, njoftojnë nga vetëqeverisja lokale e Tetovës.

“Për momentin janë pastruar rrugët: Shipkovicë-Brodec-Veshallë-Bozovc, rrugët në vendbanimet Rasadishte, Gajre dhe Lisec, si dhe rruga Sellcë-Llacë dhe Vicë. Për të parandaluar ngrirjen në orët e mbrëmjes, rrugët e pastra trajtohen edhe me kripë”, potencojnë nga komuna e Tetovës.

Reklame

Aksi më i gjatë malor dhe më e frekuentuar rrugor, pjesa rajonale 1209 Tetovë-Kodër e Diellit pastrohet nga bora nga ana e sektorit të Tetovës të Ndërmarrjes publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale (Rrugët e Maqedonisë).

Prej aty njoftojnë se rruga është e kalueshme, por vazhdimisht punohet për të larguar borën nga korsia e rrugës duke pasur parasysh reshjet e dendura të borës.