Komuna e Tetovës sot ka dezinfektuar hyrjet e banesave kolektive dhe objekteve afariste (FOTO)

“Shërbimet komunale sot kanë kryer dezinfektimin e hyrjeve të banesave kolektive, objekteve afariste, si dhe hapësirave të tjera publike përgjatë Bulevardit Ilirija, pjesës qendrore të qytetit si dhe rrugës Vëllezërit Milladinov;

Duam të informojmë se ky dezinfektim do të bëhet në mënyrë ciklike dhe pandërprerë, duke kaluar të gjitha lagjet, hyrjet banesore, parqet dhe hapësirat publike në teritorin e komunës së Tetovës;

Dezinfektimi i hapësiravë publike ku ka qarkullim dhe lëvizje më të madhe të qytetarëve, paraqet një praktikë preventive e cila rekomandohet me qëllim të parandalimit të përhapjes së #COVID19!

#QëndroNëShtëpi #ShpëtoJetë” shkruan Teuta Arifi