Komuna e Tetovës vazhdon me larjen dhe dezinfektimin e rrugëve, çerdheve e shkollave

Komuna e Tetovës vazhdon me masat konkrete lidhur me parandalimin e përhapjes së mundshme të COVID19 (Koronavirusit) në teritorin e komunës së Tetovës, përcjellë Zhurnal.

Nga kjo komunë bëjnë të ditur se do të vazhdohet larja e rrugëve në qytet, veçanërisht në afërsi të kontenjerëve, si dhe dezinfektimi i çerdheve, shkollave fillore dhe atyre të mesme.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Nga komuna e Tetovës gjithashtu bëjnë të ditur se do të mbyllet tregu i gjelbërt për dy javë, dhe nuk do të lejohet hapje e tregjeve të përkohshme në gjithë teritorin e qytetit.

Në vijim keni dhe masat preventive të komunës së Tetovës lidhur me mbrojtjen nga korona virusi:

-Të vazhdohet me intenzitet akoma më të madh me procesin e larjes dhe dezinfektimit të rrugëve në qytet dhe veçanërisht të hapësirave përreth kontejnerëve;

-Të vazhdojë procesi i dezinfektimit të çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Tetovës;

-Dezinsektimi nga toka do të kryhet si masë preventive në javën e parë të muajit prill, atëherë edhe kur pës shkak të temperaturave do të mund të paraqiten mushkonjat e para apo dëmtues tjerë;

-Këtë të premte do të vazhdojë procesi i filluar i deratizimit të shahteve në komunën e Tetovës;

-2 javë do të mbyllet Tregu i gjelbër në Tetovë, si dhe nuk do të lejohet hapja e tregjeve të përkohshme në gjithë teritorin e komunës së Tetovës brenda kësaj periudhe kohore;

-Edhe pse në komunën e Tetovës akoma nuk kemi rast pozitiv të konfirmuar me COVID19, është shumë e rëndësishme që qytetarët tju përmbahen rekomandimeve dhe vendimeve qeveritare për menaxhim të situatës rreth përhapjes së Coronavirusit, duke qëndruar në shtëpi , dhe të dalin vëtëm për të furnizuar ushqim dhe medikamentet e nevojshme.

-Preventiva përmes qëndrimit në shtëpi dhe vetizolimit është shumë e rëndësishme nga fakti se bëhet fjalë për një patogjen shumë transmisiv, me një periudhë inkubacioni prej 14 ditësh.//Zhurnal.mk