Komuna e Vrapçishtit identifikon 19 persona të ardhur nga zonat e rrezikut

Advertisment

Në vazhdën e aktiviteteve preventive, Shtabi Lokal për Menxhim me Kriza në Komunën e Vrapçishtit në përbërje të mjekut të përgjithshëm Muhamedali Hajredini (anëtar), nënpunësit Komunal Ibrahim Mamuti (anëtar), në bashkëpunim me Komandantin e stacionit policor Gallatë (anëtar) dhe në kordinim me Qendrën për Shëndet Publik dhe Policinë Kufitare u indentifikuan personat e ardhur nga zonat e rrezikut banorë të Komunës së Vrapçishtit.

Nga evidenca në fjalë sipas të dhënave rezultoi se në territorin e Komunës së Vrapçishtit ekzistonin 19 persona nga të cilët 5 nga fshati Gradec, 2 nga fshati Senakos, 5 nga fshati Negotinë dhe 7 nga fshati Kalishtë, të cilëve njëherit u është bërë vizit shtëpiake dhe çdonjërit një nga një u është sugjeruar dhe rekomanduar se duhet tu përmbahen rregullave të miratuara nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetsis së RMV edhe atë si në vijim:

Reklame

Të qëndrojnë në izolim shtëpiak në interval kohor prej 14 ditësh
Të shmangin në maksimum kontaktet me familjarët e tyre
Të mos pranojnë dhe të mos shkojnë te të afërmit e tyre

Për blerje të produkteve ushqimore të dalë vetëm njëri nga anëtarët e familjes edhe atë me maskë dhe doreza
Për eventualitet e shfaqjes së simptomave të drejtohen në numrin e Qendrës për Shëndet Publik 076 365 161 dhe në numrin zyrtar të hapur të Shtabit Lokal Për Menaxhim me Kriza 072 246 666

Të gjithë personave u është theksuar se për shkelje të rekomandimit të pikës 1 për të njejtit do të meren masa nga ana e Ministris së Punëve të Brendshme (dënim me burg).
SHËNDETI PUBLIK ËSHTË PËRGJEGJËSI E PËRBASHKËT, NGA NE NVARET!
Familja mbi të githa!

Shtabi Lokal për Menaxhim me Kriza në Komunën e Vrapçishtit

Kryetar
Isen Shabani