Komuna e Zhelinës bënë sanimin e gropave në rrugën Zhelinë-Grupçin-Saraj

125

Komuna e Zhelinës në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, përfunduan me sanimin e gropave të rrugës regjionale Saraj-Grupçin-Zhelinë.

Rruga regjionale ka një rëndësi të veçantë për komunën e Zhelinës dhe Sarajit për arsyen se lidh të gjitha vendbanimet e këtyre dy komunave.

Ky investim i komunës së Zhelinës në bashkëpunim me rrugët e Maqedonisë mundson lëvizjen më të lirë të qytetarëve, sidomos në këtë periudhë që mërgitarët tonë janë kthyer në vendlindje. /tetova1/