Komuna e Zhelinës ka gjetur rrugët e bashkëpunimit me ‘Steve Jobs-i’ shqiptar!

Advertisment

‘Steve Jobs-i’ shqiptar!

Sikur, vetëm edhe dy tjerë sikur ky në foto, po t’i kishim ne shqiptarët, do ishim populli më i zhvilluar në Evropë.

Reklame

Fjala është për prof.dr. #Edmond_Hajrizin nga Kosova, përndryshe pronari dhe Rektori i Universitetit Business and Technology i locuar në Prishtinë. Është profesor i vetëm shqiptar, i cili edhe sot ligjeron në Universitetin e Vinnës së Austrisë. Sot, ky njeri, me qasjen e tij vizionare dhe akademike, ka arritur që nën menaxhimin e tij të suksesshëm të ketë mbi 1000 profesorë të punësuar në Kosovë.

Veç këtyre, është ideatori i robotikës së parë në nivel evropian dhe po ky njeri, në të njëjtën kohë me Amerikën, Anglinë dhe Gjermaninë (por pa ndihmën e tyre financiare) për së pari herë në Ballkan, sjell rrjetin më inovativ të kohës moderne, pra rrejtin 5G, i cili do nisë nga Kosova.

Shpresojmë që së shpejti të kemi në vizitë në Komunën e Zhelinës dhe të mësojmë e përfitojmë nga eksperiencat e këtij njeriu të madh. Komuna e Zhelinës ka gjetur rrugët e bashkëpunimit me një personalitet të këtillë që sot ka shqiptaria./TV KOHA/