Komuna e Zhelinës: Kemi aplikuar disa herë në Ministrinë e Kulturës

Advertisment

Komuna e Zhelinës ka hedhur poshtë pohimet e mbrëmshme në Rruga Drejtë të zotit Skender Rexhepi të Alternativës se komuna në fjalë nuk ka konkurruar me projekte në Ministrinë e Kulturës, e cila drejtohet nga funksionar i kësaj partie.

Sektori për informim i komunës së Zhelinës, sot doli me një pres konferencë, në të cilën, para medieve numëroi projektet me të cilat kanë aplikuar në Ministri dhe të cilat kanë marrë përgjigje negative nga e tyre. Zëdhënësi i kësaj komune Jasin Shaqiri, në prononcimin e tij para medieve mes tjerash tha se;

Reklame

“Në vitin 2018, në bashkëpunim me shoqatën për kulturë “ADRION”, në Ministrinë e Kulturës, Komuna e Zhelinës aplikoi për mbështetje financiare për “Festivalin e Trashëgimisë Kulturore” në vlerë prej 3 000 000,00 den. Përgjigje NEGATIVE – Më datë 25.06.2019, me nr rendor 09-690/3, Komuna e Zhelinës sërish dërgoi kërkesë për mbështetje financiare në Ministrinë e Kulturës për edicionin e dytë të “Festivalit të Trashëgimisë Kulturore”.

Për të njëjtën, morëm dy përgjigje negative.- Më datë 10.07.2019, me nr 11-757/1, kemi aplikuar me projekt themelor për Qendër për Kulturë të emëruar në bazë të projektit si “ Qendër Rinore”, sërish përgjigje negative, tha mes tjerash zëdhënësi i komunës, Jasin Shaqiri.