Autoritetet e komunës së Zhelinës, sot kanë dezinfektuar rrugët në shumë fshatra në kuadër të angazhimit të përgjithshëm për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan Gazeta Express.
Në terren, bashkë me ekipet emergjente të komunës, ka dalur edhe kryetari i kësaj komunë, Blerim Sejdiu, i cili ka shpjeguar masat e ndërmarra dhe ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë ato.

