Komuna e Zhelinës: Skender Rexhepi m ashtrues i klasit parë

Për hire të së vërtetës, për të qartësuar amullinë e krijuar në opinionin publik, nga ana e eksponentit të Alternativës, z.Skender Rexhepi, në debatin e mbrëmshëm në “Rruga Drejt”, reagojmë ashpër dhe demantojmë deklaratën e pabazë, i cili në mungesë të informacioneve flet pa fakte kinse komuna e Zhelinës nuk ka aplikuar me ndonjë projekt konkret në thirrjet e Ministrisë së Kulturës. Konsiderojmë se deklaratat e tilla janë tendencioze dhe forma më e mirë për të fshehur qasjen selektive të Ministrisë së Kulturës, karshi komunës së Zhelinës.

Në mbledhjen e 165-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që u mbajt në Tetovë, më datë 12.11.2019, ora 19:00, me ftesë të Kryeministrit të RMV-së, si përfaqësues nga Komuna e Zhelinës nënvizuam problemet dhe pengesat burokratike që hasim në raport me institucionet në nivel qendror. Gjatë diskutimit, ngritëm shqetësime në lidhje me qasjen jokorrekte të Ministrisë së Kulturës.

Nga përfaqësuesi i Komunës së Zhelinës drejtuar Ministrisë së Kulturës, këto ishin pikat që u paraqitën dhe ngelën pa përgjigje:

-Në vitin 2018, në bashkëpunim me shoqatën për kulturë “ADRION”, në Ministrinë e Kulturës, Komuna e Zhelinës aplikoi për mbështetje financiare për “Festivalin e Trashëgimisë Kulturore” në vlerë prej 3 000 000,00 den. Përgjigje NEGATIVE

– Më datë 25.06.2019, me nr rendor 09-690/3, Komuna e Zhelinës sërish dërgoi kërkesë për mbështetje financiare në Ministrinë e Kulturës për edicionin e dytë të “Festivalit të Trashëgimisë Kulturore”.Për të njëjtën, morrëm dy përgjigje negative (24.07.2019, 12.08.2019)

– Më datë 10.07.2019, me nr 11-757/1, kemi aplikuar me projekt themelor për Qendër për Kulturë të emëruar në bazë të projektit si ” Qendër Rinore”, me 30.07.2019 sërish përgjigje NEGATIVE

-Më datë 17.10.2019, me nr 09-1181/1, shkresë deri te Ministria e Kulturës për planifikime buxhetore për Qendrën e Kulturës dhe “Festivalin e Trashëgimisë Kulturore” , tanimë PËRGJIGJEN E DINI TË GJITHË…NEGATIVE.

Në prezencë të kryeministrit, theksuam se me një projekt të ngjashëm për “Festivalin e Trashëgimisë Kulturore” dhe me bashkëorganizatorë të njejtë (e njëjta shoqatë që ne kemi organizuar projektin), aplikoi edhe një komunë tjetër, ndonëse me një program më të mangët, Ministria e Kulturës e mbështeti pozitivisht, duke i siguruar mjete financiare.

Vlen të theksohet se çdo shkresë nga ana e komunës së Zhelinës, është dërguar në gjuhën shqipe ose në dy gjuhësi, ndërsa nga ana e Ministrisë së Kulturës kemi pranuar shkresa vetëm në gjuhën MAQEDONASE.

Në mbledhjen në fjalë ia bëmë me dije Kryeministrit z. Zoran Zaev, se Komuna e Zhelinës me mbi 30 000 banorë është komuna e vetme që nuk ka një Qendër për Kulturë apo Qendër Rinore, dhe komuna e vetme që nuk jemi në listën e investimeve kapitale nga ministria në fjalë.

Në këtë mbledhje të Qeverisë, Kryeministri z. Zoran Zaev, këshilloi Ministrinë e Kulturës të merren në konsideratë kërkesat reale të Komunës së Zhelinës dhe të planifikohen në buxhetin e ardhshëm të kësaj ministrie