Komuna ku s’po dihet fituesi, katër parti afër njëra tjetrës

Në komunën e Klinës është duke u zhvilluar një garë e ashpër mes katër partive.

Lëvizja Vetëvendosje po prin me 28.75 përqind, kurse e dyta është AAK me 24.87 përqind, transmeton Indeksonline.

Pozitën e tretë momentalisht e ka PDK 21.87 përqind, kurse LDK është 17.30 përqind.

Nisma Socialdemokrate ka 1.34 përqind në këtë komunë.