Komuna me 55 mijë banorë në Maqedoni ku ende nuk ka lind foshnja e parë e vitit 2021

Në shumë komuna të Maqedonisë së Veriut u regjistruan foshnjat e para që lindën në minutat e para të 2021.

Por kjo nuk ndodhi me komunën e Velesit, një nga komunat e mëdha në vend, ku edhe në ditën e katërt nuk u regjistrua foshnja e parë e vitit.

Reklame

Kjo komunë sipas regjistrimit të 2002 ka mbi 55 mijë banorë, prej të cilëve 84% maqedonas, 4,1 % shqiptarë, 4,3% boshnjakë si dhe komunitete tjera.

Në Spitalin e Velesit kanë theksuar se ka rënie të lindshmërisë dhe se kjo ishte edhe në vitin e kaluar, përcjell INA.

Gjatë 2020 kanë lidhur 413 foshnje, 60 foshnje më pak se në vitin 2019.

Është shqetësuese për shifrat e natalitetit se në spitalin e Velesit pranohen edhe gratë lehona edhe nga komunat fqinje, Shën Nikollë, Negotinë, Lozovë dhe Rosoman.

Në vitin 2020, foshnja e parë u lind më 2 janar, ndërsa foshnja e parë e fundit që ka lindur më 1 janar është në vitin 2018.(INA)