Tetova e Gostivari kërkojnë nga Qeveria lehtësimin e masave (VIDEO)

Advertisment

Kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari kërkon nga Qeveria që të pranojë kërkesën e shtabit për lehtësimin e masave. Ai tha sa refuzimi i kërkesës paraprake që kafeteritë të mos punojnë as me mënyrën “merr dhe shko” është i palogjikshëm.

“Ky është paradoks që ndodh vetëm në Maqedoni, nuk ka sqarim , sepse tek ushqimet tjera njerëzit punojnë me duart e tyre ndërsa kafen e përgatit aparati në plastikë ia jep njeriut dhe ikën. Përse e kanë ndaluar të shiten kafe nuk e kam ende të qartë. Unë pres këtë javë që me shkrim të na infor4mojnë së mundet të hapen kafiteritë dhe do i informoj menjëherë dhe nesër në shtab lokal do kërkoj që ora policore të shkoj në 11 të natës dhe jo në ora 7 siç është tani- deklaroi Arben Taravari, Kryetar i komunës së Gostivarit.

Reklame

Ndërsa kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Artifi me rezervë lidhur me masat. Thotë se nëse gjatë javës vazhdon trendi i rritjes së numrit të të shëruarve kundrejt atyre që infektohen, shtabi i krizës do të kërkojë lehtësim të masave.

Duke e ditur pikat e klasterëve që ne i dimë brenda komunës së Tetovës, konsiderojmë se relaksimi i masave duhet të shkojë gradualisht dhe normal do ishte e mirëseardhur nëse dritarja apo ndalim qarkullimi hapet edhe pak më tej ndërsa nesër dhe pasnesër, varësisht nga informacionet e reja do japim edhe propozime të reja, pra zgjatjen e kohës së lirë për qarkullim do kishim kërkuar dhe normalisht hapjen graduale të bizneseve’ deklaroi Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovë

Ditëve të fundit në Tetovë, gjithnjë e më tepër vërehet vetëdijësismi tek qytetarët në aspektin e mbajtjes së maskave por edhe distancës. Kjo më së tepërmi vërehet tek bankat, postat dhe operatorët celular, ku gjatë ditës së sotme nuk është vërejtur pothuajse asnjë person pa maskë mbrojtëse.

Në Tetovë, deri në ditën e sotme, numri i të infektuarve ka arritur në 90 raste, ndërsa në Gostivar numri i të infektuarve ka arritur 17 persona.