Komuniteti shqiptar në Dallas dhuron 150 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti

Komuniteti shqiptar në Dallas (SHBA) dhuron 150 mijë dollarë për Shqipërinë e prekur nga tërmeti.

Në një mbrëmje për mbledhjen e fondeve në qendrën kulturore shqiptare atje morën pjesë mbi një mijë persona.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Në Teksas jetojnë mbi 10 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë një ndër komunitetet më të organizuara në diasporë.

“Qendra Kulturore e Shqiptarëve atje është mjaft aktive dhe e mirorganizuar dhe ka edhe një shkollë shqipe, e cila numëron rreth 80 nxënës”, shprehet ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.