Kondovë, bukë falas për banorët në nevojë gjatë Ramazanit (Video)

Advertisment

Këto bukë nuk janë për shitje. Ato jepen falas për banorët e fshatit Kondovë të Sarajit që kanë nevojë. Gjatë muajit të Ramazanit, disa mërgimtarë dhe bamirës anonim kanë vendosur t’u dalin në ndihmë nevojtarëve të këtij fshati, duke u mundësuar që të furnizohen pa pagesë me bukë dhe produkte tjera, në këtë furrë.

Por, në ndihmë të atyre që kanë nevojë dalin edhe pronarët kosovarë të furrës “Fati”. Ali Demaj, që prej një viti ka hapur këtë furrë në Kondovë thotë se, asnjë banorë që kërkon ndihmë nuk del duarthatë nga dyqani i tij.

Reklame

Aksione humanitare në fillim të Ramazanit po zhvillohen pothuajse në të gjitha vendbanimet. Këtë vit, nevoja për ndihma gjatë këtij muaji të shenjtë për besimtarët mysliman është më e madhe për shkak të krizës që shkaktoi koronavirusi./ Senehate Nimani & Albion Memeti