Konfirmohet pozitiv për herë të dytë, Berlusconi rezulton sërish me koronavirus

Advertisment

Ish-kryeministri i Italisë dhe ish-presidenti i Milanit, pronari aktual i Monza, Silvio Berlusconi, ka dalë sërish pozitiv për COVID-19.

Mediat italiane bëjnë me dije se ai i është nënshtruar testit të dytë, ku ka dalë sërsih pozitiv me Covid-19.

Reklame

Berlusconi, si shumë pacientë të tjerë është ende duke luftuar me pasojat e sëmundjes së koronavirusit, veçanërisht lodhjen dhe rraskapitjen fizike, për shkak të së cilës ai mbetet i shtrirë në shtrat.

Berlusconi aktualisht është në karantinë në vilën e tij jashtë Milanos me të dashurën e tij, Marta Fascina, e cila gjithashtu doli pozitive për COVID-19.

Mjekët janë shprehur se ai është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Kujtojmë që ish-kryeministri ka rezultuar pozitiv me koronavirus më 3 shtator.