Konfirmohet shqiptari i parë pozitiv me koronavirus

Advertisment

Është konfirmuar edhe rasti i parë i një shqiptari të infektuar nga koronavirusi. Sipas mediave, bëhet fjalë për një 43 vjeçar nga Kuçova që banon në Codogna, Itali.

Ai është i shtruar në spital, ndërsa të afërmit thonë se e ka kaluar virusin, por po vazhdon të mbahet nën kontroll nga mjekët.

Reklame

Familjarët e 43 vjeçarit nuk japin më shumë informacion për shkak të ruajtjes së privatësisë, por thonë që është në gjendje të mirë shëndetësore.

Italia është shteti europian me më shumë të infektuar nga koronavirusi, mbi 5900 persona, ndërsa numri i vdekjeve e ka kaluar shifrën e 233 viktimave.

Rajoni i Lombardisë dhe 14 provinca të tjera janë shënuar si ‘Zona e kuqe’, ndërsa banorët e këtyre krahinave nuk mund të dalin nga kjo zonë nëse nuk kanë arsye të rëndësishme.