Konfiskohet në Durrës 45,5 kg kokainë në një kontenjer me mish pule, destinacion kishte Maqedoninië

Policia e Shqipërisë mbrëmë në qytetin port Durrës ka konfiskuar 45,5 kilogram kokainë, destinacioni i fundit i të cilit ishte Maqedonia e Veriut.

“Droga e paketuar në 40 paketime, ishte zbuluar, gjatë kontrollit të detajuar në një kontejner të ngarkuar në Brazil, me mish të pulës. në llogari të një subjekti tregtar nga Maqedonia e Veriut”, qëndron në kumtesën e policisë.
Siç mund të shihet nga fotografitë të cilat i ka publikuar policia, paketimet me kokainë janë mbështjell me fotografi të filmit të animuar “Dragon boll”.

Reklame

Kompetentët filluan me veprime hetimore me qëllim të dokumentimit të rastit, identifikimit dhe zbulimit të personave të përfshirë në këtë vepër penale.

Nga fundi i muajit të kaluar, gjithashtu në Durrës policia konfiskoi 59 kilogram kokainë në anijen “Unistream” nga Kolumbia të ngarkuar ,e qymyr