Kongresi certifikon Biden si President i SHBA, merr 306 votat elektorale

Presidenti i Zgjedhur i SHBA, Joe Biden ka marrë 306 vota elektorale, ndërsa është certifikuar si fitues i zgjedhjeve në SHBA.

Numërimi i tre votave elektorale të Vermontit vendosi Biden dhe Zëvendës Presidentin e zgjedhur, Kamala Harris, mbi pragun e 270 votave të nevojshme elektorale për të fituar presidencën.

Ai prite të inaugurohet si Presidenti i 46 i SHBA më 20 janar.

Certifikimi vjen pasi protestuesit e pro Trump sulmuan Kongresin, duke e ndërprerë punën për disa orë.

Ndërkohë, Presidenti në detyrë, Donald Trump, vijon të kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve, duke akuzuar për vjedhje të votave dhe mashtrim.

Trump mori 232 vota elektorale, ndërsa vijon të kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve, duke akuzuar për vjedhje të votave dhe mashtrim.