Konjufca: Do ta shqyrtojmë me kujdes se si u bë që ambasada të hapet në Jerusalem

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka deklaruar se lidhur me ambasadën në Jerusalem duhet shikuar dokumentet origjinale, duk mos përjashtuar rishikimin e këtij vendimi pasi që të vijnë në pushtet.

‘’Duhet të shikohen të gjitha dokumentet origjinale se si ka ardh deri tek ky premtim. Jerusalemi si lokacion nuk përmendet askund në marrëveshjen Kosovë-SHBA. Sic duket, në bisedën telefonike e kanë shkëmbyer Hoti dhe Netanjahu. Është premtim gojor i Qeverisë Hoti. Në diplomaci vendosja e disa parametrave të mënyrës së bashëpunimit është e natyrës kritike . Do ta shqyrtojmë këtë me kujdes, edhe tash kur u hap ambasada. Nëse do ta zbësh ambasadën nëse kjo e rrezikon njohjen nga Izraeli, kjo nuk duhet të ndodh sepse duhet të vendoset me njohjen e Izraelit’’, thotë ai në Rubikon.

Reklame

‘’Unë mendoj që lëvizja e ambasadës nuk duhet të bëhet me cmimin e njohje’’