Konklava e Kurtit me Mustafën, takimi po zgjat qe 3 orë

Advertisment
HTML Image as link

Ka mbi tre orë që në Kuvend të Kosovës ka filluar takimi në mes të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës, shkruan Gazeta Express.

Albin Kurti e ka ndërprerë në gjysmë mbledhjen e kryesisë ku do t’i njoftonte për takimin e djeshëm me presidentin Hashim Thaçi, për të shkuar në takim me Mustafën.

Reklame

Takimi i dy liderëve vjen në kohën kur dy partitë kanë acaruar raportet, për arsye se nuk po arrijnë që të dakordohen për ndarje të pozitave.

Dje, lideri i LV-së, Albin Kurti ka propozuar pesë emrat e tij për ministra, ndërsa, ka kërkuar që një gjë të tillë ta bëjë edhe LDK-ja.

Në partinë e Mustafës në anën tjetër kanë bërë të ditur se vazhdojnë të insistojnë në ndarje të barabartë të përgjegjësive./GazetaExpress/