Me 116 vota “për” dhe asnjë “kundër” është konstituar përbërja e dhjetë parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Seanca konstituive u mbajt nën protokolle të vecanta për shkak të masave mbrojtëse kundër COVID-19. Gjatë hyrjes deputetët janë kontrolluar për temperaturën.
Deputetë të përbërjes së re parlamentare ditën e parë të punës e kanë filluar ndryshe. Si shembull Deputetët e partisë “E Majta”Dimitar Apasiev dhe Borislav Krmov në vendin e punës kanë arritur me bicikletë,sic thanë, si simbolikë kundër benefiteve të deputyetëve, kurse Deputeti i VMRO-DPMNE-së Timço Mucunski në rrjetet sociale është ankuar se nuk I është lejuar që trotinetin e tij ta fus në ndërtesën e parlamentit
Kryesuesi Talat Xhaferi i ka uruar kolegët deputetë duke theksuar se nga ky moment, mandati I përbërjes paraprake parlamentare, ka përfunduar
Ka përfunduar edhe mandati I Kryeministrit Teknik Oliver Spasovski dhe Ministrave në Qeveri, por ata do të mbeten në detyrë deri në zgjedhjene e qeverisë së re.
Presidenti i vendit Stevo Pendarovski në afat prej 10 ditëve duhet të konsultohet me partitë, për të parë se kush ka siguruar shumicën parlamentare dhe ta jep mandatin për formimin e Qeverisë së re.