Dha kontribut të jashtëzakonshëm për shqiptarët, Engel faleminderohet nga Lazim Destani

Advertisment

Veprimtari dhe presidenti i kompanisë ndërkombëtare “Ecolog”, Lazim Destani, ka falënderuar dhe vlerësuar lartë kontributin e Kongresistit Eliot Engel me rastin e përfundimit të punës së tij në Kongresin Amerikan ku ai shërbeu për më se tri dekada, shkruan gazeta KOHA.
Destani e ka quajtur z.Engel si mbështetësin e madh të çlirimit të Kosovës dhe anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ndërsa ka shprehur bindje se Kongresisti do të vazhdojë me aktivitetet dhe kontributin e tij për zhvillimin e mëtejshëm të proceseve demokratike në vendet e rajonit.

Statusi i plotë i z.Destani në Facebook:

Reklame

Respekt dhe mirënjohje pafund për Kongresistin Eliot Engel me rastin e përfundimit të punës së tij në Kongresin Amerikan ku ai shërbeu për më se tri dekada. Gjatë gjithë kësaj periudhe në Kongres, Eliot Engel ka qenë ndër zërat më të fuqishëm në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare e të promovimit të demokaracisë në rajonin e Ballkanit. Është i jashtëzakonshëm kontributi i tij në mbështetje të çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës dhe të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Si ekspert i rrethanave në Ballkan, ai është dalluar me përkrahjen që i ka dhënë angazhimit të Shteteve të Bashkuara për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe ndërtimit të institucioneve demokratike në vendet e rajonit tonë.

Jam i bindur se miku ynë Eliot Engel do të vazhdojë me aktivitetet dhe kontributin e tij për zhvillimin e mëtejshëm të proceseve demokratike në vendet e rajonit tonë.

Falënderimet dhe mirënjohjet më të thella për këtë mik të madh të kombit tonë, për Kongresistin Eliot Engel.