Kontrolle nëpër restorantet dhe kafenetë e Tetovës , për tu vërtetuar nëse po respektohen vendimet e qeverisë

Sonte në qytetin e Tetovës nëpër restorante dhe kafene ka pasur kontrolle për tu vërtetuar nëse po respektohen vendimet dhe urdhëresat e qeverisë për punën e objekteve hotelierike, restorantet dhe kafenetë.

Ku qeveria ditë më parë ka vendosur disa kushte se si të hapen këto objekte dhe funksionimin e tyre./tetova1

Reklame

Puna e kafeneve dhe objekteve hotelierike me vizitorë do zhvillohet në pjesët e hapura të këtyre objekteve (tarraca), me respektim të obligueshëm të Protokollit për hapje dhe punë të kafiterive dhe të Protokollit për hapjen dhe punën e objekteve hotelierike për ushqim, të përcaktuara nga ana e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Lejohet puna vetëm në pjesët e hapura të objekteve hotelierike për ushqim me shërbim, të cilat janë të hapura në tre anë të konstruksionit të çatisë.

Të punësuarit në objektin hotelierik të cilët shërbejnë janë të obliguar që të mbajnë maska mbrojtëse dhe të lajnë shpesh duart, ndërsa kufizohet edhe numri i mysafirëve, gjegjësisht do të shërbehen vetëm mysafirë të cilët mund të ulen ose persona të cilët përmes sportelit do të marrin porositë, gjegjësisht nuk është e lejuar shërbimi i mysafirëve duke qëndruar në banak ose këmbë në tavolina.

Protokolli bën të ditur se është i obligueshëm menaxhimi në hyrje i mysafirëve për të cilin nevojitet që të përcaktohet personi përgjegjës.

Në hapësirën e hapur për shërbimin e mysafirëve ku ka të vendosur tavolina, të sigurohet distancë ndërmjet karrigeve prej 1,5 -2 metra me tavolinat fqinje në të gjitha drejtimet, ndërsa në një tavolinë me katër karrige mund të ulen dhe të shërbehen maksimum dy persona, përderisa në një tavolinë me katër karrige mund të shërbehen katër persona nëse janë nga familja e njëjtë./tetova1