Kontrolle të intensifikuara të trafikut në Tetovë: 189 shoferë të sanksionuar

Advertisment

Ministria e Brendshme dje (10.10) ka zhvillua kontroll të intensifikuar të veprimit në fushën e trafikut në territorin e Tetovës.

Janë konstatuar gjithsej 189 sanksione, përfshirë 31 për regjistrim të skaduar (automjete të paregjistruara), 22 për drejtim pa patentë shoferi, 18 shkelje për motoçiklistët dhe 17 sanksione për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.

Reklame

Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim dhe apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion.