Koreja e Jugut ndalon konsumin e mishit të qenit

Në kulturën perëndimore, qeni konsiderohet si miku më i mirë i njeriut. Në disa zona të Azisë, si në Korenë e Jugut, është parë gjithnjë si ushqim se sa si një shok shoqërie. Të paktën deri sot, pasi presidenti i Koresë së Jugut, Mun Jae In, ka vendosur të ndalojë konsumin e mishit të qenit në vend.

Në Korenë e jugut ekzistonte një ligj që ndalonte masakrimin e qenve dhe maceve, por jo konsumin e tyre si ushqim. Ky zakon ishte kthyer në një burim turpi në nivel ndërkombëtar për vendin. Në të kaluarën, numri i qenve që konsumoheshin si ushqim ishte rreth një milion.

Ky lloj mishi, sipas një tradite shekullore, konsiderohej si një ushqim bazë në kuzhinën koreano- jugore. Por vitet e fundit, gjithnjë e më shumë të rinj në vend e konsiderojnë një tabu, dhe shoqata ambientalistësh protestojnë shpesh .

Por dhe kreu i shtetit ka bërë pjesën e tij, pasi nuk ka fshehur asnjëherë dashurinë për qentë. Ai mban më shumë se një qen në rezidencën e tij presidenciale, dhe është kreu i parë i këtij shteti që bën diçka të tillë./abcnews.al