Korona Virusi në Dibër, ja detajet

Dy raste të reja të infeksionit koronavirus dje u regjistruan në vendin tonë. Bëhet fjalë për një çift nga Dibra në moshës 62 dhe 68 vjeç që kanë mbërritur në Maqedoni 10 ditë më parë me autobus nga Breshia, Itali. Siç informoi Ministri i Shëndetësisë, gjatë rrugës autobusi la pasagjerë në Shkup dhe Kumanovë, transmeton DibraJon.

Filipce thotë se çifti është në gjendje të stabile me simptoma të gripit. Aktualisht, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me policinë, po kërkon që të gjithë personat e transportuar me autobus të thirren kontrolle për të përcaktuar nëse ndonjë prej tyre mund të jetë infektuar. Filipce thotë se, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, janë siguruar të dhëna për të gjithë pasagjerët dhe epidemiologët tashmë kanë filluar procedurën.

Reklame

DibraJon nga burime të mirë informuara mëson se “Instituti për shëndet publik” i morri personat e prekur nga fshati Ballancë dhe i dërgoi në Shkup me ekip dhe makinë speciale.

Nga i njejti burim që thonë qytetarët e tjerë që kanë pasur kontakt me të prekurit janë informuar që të mos kontaktojnë me persona të tjerë dhe të evitojnë vizitat farefisnore derisa të marrin trajtimin e duhur nga “Instituti për Shendet publik”.

Ndryshe, dy personat e tjerë që kanë udhëtuar me dy të prekurit janë kthyer sërish në Itali.